Ametista

1100 L

Category:

Description

Kristalet e Parfumit (Perlinat) Ametista

Mund të përdoren si për larje me dorë ashtu edhe në lavatrice dhe kanë aromë të ëmbël pudre.

Përmbajnë përbërës aktivë që kryejnë funksionin e mikrolarjes, për një pastrim më të thellë por më delikat.

Respektojnë ngjyrat dhe mund të përdoren për të gjitha llojet e pëlhurave.

Pastruese të njollave: falë veprimit të perkarbonatit ndihmojnë në heqjen e njollave të papastërtive nga rrobat tuaja.

Perdorimi: Hidhni ne kazanin e lavatrices një-dy lugë perlina së bashku me rrobat që do lahen. Tek vasketa e lavatrices shtoni detergjentin larës dhe zbutësin e rrobave (sugjerohet detergjent dhe zbutës pa aromë ose me aromën e perlinave, që të mos përzihen aroma të ndryshme të cilat jo doemos kombinohen këndshëm me njëra tjetrën).

Mund të përdoren edhe në vend të zbutësit të rrobave, të kombinuara me larësin e rrobave. Në këtë rast do hidhni dy-tre lugë perlina tek kazani i lavatrices së bashku me rrobat që do lahen dhe tek vasketa e lavatrices shtoni vetëm larësin e rrobave (sugjerohet sërish detergjent dhe zbutës pa aromë ose me aromën e perlinave, që të mos përzihen aroma të ndryshme të cilat jo doemos kombinohen këndshëm me njëra tjetrën).

Mund të përdoret edhe si aromatizues ambienti (dhome, tualeti, dhome-garderobë) duke u hedhur një-dy lugë në një pjatë/tavëll të vogël e duke u lënë të ndihet aroma në ajër; gjithashtu mund të vendoset në qesëza të vogla rrjete dhe të përdoret si aromatizues dollapesh.

 

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Ametista”

Your email address will not be published. Required fields are marked *