Ne kete artikull do listojme nje sere punesh te domosdosshme qe kryhen ne cdo shtepi, duke ju ndihmuar dhe me sugjerime sesi ta kryeni me mire dhe cfare produktesh nga Vita Pulita mund te perdorni.
- Larja e eneve: Larja e eneve behet sfiduese, sidomos kur i kemi grumbulluar dhe bere kapice ne lavaman. Per kete ju vjen ne ndihme lavastovilja, nese e keni, duke i vendosur enet nje e nga nje. Do ju sugjeronim qe perpara se t’i vendosni, t’i shpelani fillimisht me uje. Me pas per larjen e tyre ne lavastovilje mund te perdorni tabletat dy ne nje te Vita Pulites, qe kryejne funksionin e laresit dhe shkelqyesit, ose xhelin leng lares dhe shkelqyesin e lavastoviljes. Gjithashtu ju sugjerojme nje here ne muaj te beni nje proces larjeje bosh te lavastoviljes me acid citrik te tretur ne uje, pasi keshtu behet dekalcifikimi dhe higjienizimi i saj.
- Larja e rrobave: Larja e rrobave ze perdite kohe nga dita jone, pasi nis me larjen ne lavatrice, vazhdon me tharjen (ne tharese ose duke i ndere ne tel), palosjen dhe/ose hekurosjen. Parajtrajtimi i njollave me percarbonat ose sgrassatore e lehteson procesin e zhdukjes se njollave gjate larjes ne lavatrice. Gjithashtu larja e rrobave te bardhe vecmas nga rrobat e erreta dhe ato me ngjyra eshte thelbesore ne perdorimin e lavatrices. Rrobat e bardha lahen me detergjente te posacem (tek ne e gjeni si ne trajte pluhuri ashtu edhe lengu), po ashtu dhe rrobat me ngjyra. Ne varesi te permasave te lavatrices tuaj, masa e perdorur duhet te jete 10ml per cdo kg rroba qe lahen, psh per 5kg duhen 50ml lares dhe 50ml zbutes per cdo larje. Nje risi qe gjeni tek Vita Pulita jane edhe Kristalet e parfumit, te quajtura ndryshe perlina, te cilat jane multifunksionale, si perforcues arome tek rrobat, ne vend te zbutesit me doze pak me te madhe (shih specifikat tek produktet-kristalet e parfumit), aromatizues dollapi, aromatizues ambienti, heqes njollash fale prezences se percarbonatit etj.
- Larja e xhamave: Tek Vita Pulita keni disa zgjidhje per larjen e xhamave, si laresi Multiuso Vetri i cili perdoret per xhamat por edhe per pluhurat dhe yndyrnat, Multiuso con ammoniaca e lavanda (laresi me amoniak dhe arome lavandula, qe sherben edhe per larjen e dyshemese apo cdo lloj siperfaqeje tjeter), por edhe tretesira e acidit citrik ne uje per te gjithe ata qe duan nje perberes teresisht natyral (ky i fundit perfekt per pastrimin e xhamave te veshura te kabines se dushit). Kujdes: Larja e xhamave duhet bere me lecka te posacme per xhamat, ne te kundert pas larjes mbeten njolla ne siperfaqen e xhamit.
- Dezinfektimi dhe larja e parvazeve dhe ballkoneve: candeggina pavimenti profumata eshte ideale per pastrimin e njollave me te forta qe mund te behen ne parvaz ose pllaka ballkoni, dhe per dezinfektimin e ketyre ambienteve.
- Larja me themel e tualetit: qe nuk kufizohet vetem tek larja e wc me pak xhel dhe furce. Tualeti, per shkak se eshte vendi ku disa persona te familjes dhe jo vetem kryejne nevojat e tyre personale, mund te kthehet ne nje burim infeksioni nese nuk pastrohet sic duhet. Pastrimi nis nga wc, bideja dhe lavamani duke u shpelare fillimisht me uje te bollshem. Me pas perdorim nje produkt higjienizues dhe furce per te ferkuar cdo cep te tyre (candeggina gel, wc gel, crema cif, multiuso con ammoniaca) dhe pas kesaj vijojme shpelarjen e tyre te bollshme. Me pas lajme kabinen e dushit me acid citrik te tretur ne uje, pllakat ose guret e dushit me crema Cif dhe pllakat e tualetit me lecke. Levizim nga vendi i tyre duke i hequr pluhurin gjithe detergjentet, kutite e peshqireve dhe cdo aksesor qe ndodhet ne tualetin tone jashte dollapeve. Pasi kemi sistemuar cdo gje, lajme dhe dyshemene (me lavapavimenti professionale, candeggina pavimenti, lares dyshemeje te tjere te thjeshte nga vita pulita). Nderroni te pakten nje here ne dite ose nje here ne dy dite peshqirin e fytyres dhe duarve, dhe peshqiret e trupit.